E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elbasan/ Policia identifikon autorin që goditi me thikë të riun
Lajme

Elbasan/ Policia identifikon autorin që goditi me thikë të riun

Identifikohet personi qe plagosi mbreme me thike ne Elbasan nje 29 vjeçar. Policia ka bere me dije se si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe punës të mirëorganizuar nga Strukturatat e Komisariatit të Policisë Elbasan, është bërë e mundur indetifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit.

“Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale    “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 279, 89 të Kodit Penal, për shtetasin:  A. P.,  37 vjeç,  banues në lagjen “5 Maji”,  Elbasan”- njofton policia.

Sipas policise, ky shtetas në lagjen “5 Maji”, për motive të dobëta ka goditur me mjete prerës (thikë) në këmbë shtetasin B.S., 29 vjeç, banues në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal  Elbasan jashtë rrezikut për jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.