E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Me xhup të kuq e pranga në duar, ja momenti kur Rexhep Rraja niset për masën e sigurisë
Publik News

VIDEO/ Me xhup të kuq e pranga në duar, ja momenti kur Rexhep Rraja niset për masën e sigurisë

Do te dale sot para Gjykatës së Krujës për vlerësimin e masës së sigurisë Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, i arrestuar per dhunimin e Xhisiela Malokut.

Ai ka dale nga paraburgimi i shoqeruar nga efektivet, nderkohe qe te dera e priste furgoni i policise.  Rraja ka qene i veshur me xhup te kuq, dhe me pranga ne duart e lidhura pas, si e shihni edhe ne videon me poshte, postuar nga Oranews.

 

 

Djali i deputetit u arrestua te dielen ne 30 shtator, ne kohen qe ndodhej ne biznesin e tij prane Rinasit.

Theksojme se pas gjithe deponimit dhe kallezimeve te bera nga Xhisiela, ndaj tij eshte ngritur vetëm akuza e “përndjekjes”, nderkohe qe ekspertiza mjekoligjore vërtetonte se ndaj 25 vjeçares Xhisiela Maloku ishte ushtruar dhunë, duke i djegur cigare në trup si dhe duke e goditur me qytën e pistoletës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.