Akuzat për rastin e Xhisielës, Balla i drejtohet Bashës: Të garantoj që ti do të detyrohesh….
Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, pas akuzave të bëra fillimisht nga ish-oficeri Emiljano Nuhu, dhe më pas nga PD se ka qenë në dijeni të rastit të akuzave për djalin e deputetit Rrahman Rraja, madje duke penguar edhe hetimin, ka reaguar sërish në një postim në Facebook.
Këtë herë, Balla shkruan se Lulzim Basha do të detyrohet me vendim gjykate që të kërkoj ndjesë për shpifjet që ka bërë ndaj tij.
Postimi i plotë i Ballës:
Sa herë flet Luli, kujtdo i kujtohet një shprehje e Adenauerit: “Duke qenë se Zoti i ka vënë kufinj inteligjencës së njeriut, është e padrejtë që nuk i ka kufizuar edhe budallallëkun”.
Lulzim! Të garantoj që ti do të detyrohesh me vendim gjykate të kërkosh ndjesë për shpifje!

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



