Avokati i Vis Martinajt: S’ka patur asnjë konflikt me të dashurin e Elvanës, u plagos vetëm se…
Avokati i Ervis Martinajt në një prononcim për mediat është shprehur se ndaj klientit të tij nuk ka asnjë provë në dosjen hetimore.
Ai është shprehur se Prokuroria kishte kërkuar masën arrest në burg për 36-vjeçarin nga Burreli, por klienti i tij nuk ka patur asnjë konflikt me personat e përshirë në ngjarje dhe nuk ka qenë i përfshirë në sherr.
Martinaj, sipas avokatit të tij mbrojtës nuk ka dijeni për shkakun e ngjarjes dhe ka mbetur i plagosur kur ka ndërhyrë për të shuar konfliktin.
Kujtojmë se Ervis Martinaj është preson me precedentë të theksuar penalë. Ai mbeti i plagosur në qafë në mbrëmjen e 4 tetorit dhe ndodhet aktualisht jashtë rrezikut për jetën në një spital privat në kryeqytet.
Ai tha:
S’ka pasur konflikt me asnjë prej personave që kanë qenë në lokal. Ervisi ka pasur marrëdhënie normale, të njohur ose të panjohur me personat në fjalë. Martinaj dhe i plagosuri tjetër janë të akuzuar për vrasje të ngelur në tentativë. Nuk ka të dhëna të tregojë se Martini ishte i përfshirë në konflikt. Ka qenë në shoqërinë e Redi Popeskut dhe Ervin Matës. Me personin e vrarë ka një lidhje të largët. Është miku i djalit të dajës së tij. Kishte kohë pa e takuar. I plagosuri ka hyrë në përpjekje për të shuar sherrin. Sherri ka qenë mes dy personave të tjerë. Është një sherr që nuk ka lidhje me Visin. S’ka bashkëpunuar në këtë sherr. Në dijeninë e Martinajt nuk ka lidhje sherri për këngëtaren. Ervis Martinaj ka marrëdhënie të mira me rivalët dhe ka ditur si ti zgjidhë konfliktet. Nuk ka pasur konflikt mes Matës dhe Martinit për asnjë shkak. Nuk është pjesë e sherrit. Nuk e dimë shkakun e këtij sherri mes Gaxhajt dhe personit që ka shtirë me armë, që është i shpallur në kërkim. Në dosje nuk ka asnjë provë, asnjë të dhënë që mund të krijojë dyshime për Ervis Martinaj. Dëshmia e Redi Popeskut përputhet me atë të Ervis Martinit. Ka nevojë për terapi, por është koshient, sa i takon gjendjes shëndetësore.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



