E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeprokurori Llalla niset me urgjencë drejt Lezhës
Lajme

Kryeprokurori Llalla niset me urgjencë drejt Lezhës

Situata e tensionuar, Adriatik Llalla niset drejt Lezhë

Situata e tensionuar, Adriatik Llalla niset drejt Lezhë

Nga të gjithë qarqet në Shqipëri, duket se qarku i Lezhës ka prodhuar më shumë incidentet, si gjatë fushatës elektorale, po ashtu edhe gjatë ditës së sotme.

Akoma më shumë e ka nxehur situatën, ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Lezhë, ku një aktivist i LSI-së është goditur nga përfaqësues të PS-së, ku dyshohet se njëri prej autorëve është nipi i ish-deputetit të PS-së Arben Ndoka.

Ndërsa, në lidhje me këtë ngjarje ish-kreu i LSI-së Ilir Meta shkoi në mënyrë urgjente në Lezhë, ku deklaroi se do të denoncojë në prokurori shefat vendorë të policisë, pasi nuk kanë vepruar për të kapur kriminelët.

Pas këtyre deklaratave, në drejtim të Lezhës është nisur edhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla, ku mësohet se do të mbajë takime me prokurorët e gatshëm që ndodhen në këtë qytet

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.