I bëri foto votës , arrestohet 50-vjeçarja në Tiranë brenda Qendrës së Votimit
Një grua është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi ka fotografuar votën.
50-vjeçarja Fatbardha M, me banim në Tiranë, u arrestua nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Numër 1.
Ajo është konstatuar nga Komisionerët e Qendrës së Votimit nr 1688/1, në shkollën ‘Kushtrimi i Lirisë’ duke fotografuar votën.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




