FOTOT/ Shembet objektin pa leje i Emiljano Shullazit, Veliaj: Të fortë me nam? U pika…
Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion ku ka prishur një strukturë metalike pa leje në një zonë të Laprakës, që ishte në pronësi të disa të fortëve të zonës.
Konkretisht inspektorët e bashkisë ishin kërcënuar disa herë nga të fortë e lagjes, që janë identifikuar si pjesë e bandës së Emiljano Shullazit.
Bashkia njofton se struktura u prish nga Inspektorati i Mbrojtjes se Territorit, me mbështetjen e Policisë se Shtetit dhe Policisë Bashkiake, kurse materialet e ndërtimit pa leje nga njerëzit e Shullazit iu drejtuan Prokurorisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



