E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Bordi i Monitorimit të Medias – Lavatriçe e imazhit të Rilindjes…”
Lajme

“Bordi i Monitorimit të Medias – Lavatriçe e imazhit të Rilindjes…”

Zëvendës kryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar sërish para pak minutash në lidhje me vendimin e Bordit të monitorimit të Mediave në lidhje me transmetimet e lajmeve ditën e sotme, ku ai citon edhe nenet e Kodit Zgjedhor që e lejojnë një gjë të tillë.

Reagimi

Pa asnjë të drejtë ligjore e madje në tejkalim të tagrit ligjor, Bordi i Monitorimit të Medias është shfaqur sot si një lavatriçe e imazhit të Rilindjes! Sepse, Kodi Zgjedhor nuk i jep asnjë të drejtë këtij Bordi për të percaktuar dhe gjykuar sjelljen e medias audiovizive ne diten e zgjedhjeve.

Në nenin 71 pika 1 të Kodit përcaktohet se ” fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve.

Ndërsa në nenin 85 të Kodit shkruhet: KQZ 40 ditë para fillimit të fushatës zgjedhore ngre Bordin e Monitorimit të medias i cili ka për detyrë monitorimin e zbatimit të dispozitave të këtij Kodi përgjatë fushatës zgjedhore.

Pra, sot në ditën e zgjedhjeve, Bordi nuk ka asnjë tagër ligjor, sepse dita e votimit nuk është objekt i monitorimit nga ana e Bordit!

Nga ana tjetër, gazetarët, reporterët dhe kronikanët kanë për mision të raportojnë për çfarë ndodh dhe nga ky mision atë nuk mund ta detyrojë asnjë ligj, asnjë bord e asnjë rilindas të heqë dorë! Nëse duan të përmbushin misionin e shenjtë të informimit, le ta bëjnë me profesionalizëm e të mos përdorin si alibi qëndrimet e lavatriçes së imazhit të Rilindjes!

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.