E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lirimi i Babales , “Nëse e mbani në qeli, do jetë skandali më i madh që pas dëbimit të ‘gylenistëve’”…
Uncategorized

Lirimi i Babales , “Nëse e mbani në qeli, do jetë skandali më i madh që pas dëbimit të ‘gylenistëve’”…

Avokati i Albert Veliut në Kosovë, Tom Gashi ka publikuar faksimilet e vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda të Prishtinës, që vendosi këtë të premte ti kthejë lirinë Albert Veliut, një ditë pas arrestimit.

babaljaaaa_1539361350-9867672

Gashi publikoi në Facebook edhe një fotografi në zyrën e tij, ku shfaqet krah Albert Veliut dhe djalit të këtij të fundit. Në fytyrën e avokatit dhe “Bables” dallohet një buzëqeshje, ndoshta për triumfin ditën e sotme në gjykatë.

 

 

a

Vendimi

Në vendimin e gjykatës së Prishtinës që mban firmën e gjyqtarit Alltën Murselli, sqarohet se përfaqësuesi i akuzës, prokurori Hivzi Bajraktari ka kërkuar masën e sigurimit personal arrest me burg për Veliun me qëllim ekstradimin në Shqipëri, në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar nga autoritet shqiptare, që e akuzojnë për veprat penale kallëzim të rremë në bashkëpunim dhe kalim i paligjshëm i kufirit.

b

Vetë Veliu, sipas dokumentit, ka kundërshtuar masën e kërkuar nga organi i akuzës duke thënë se ka kërkuar azil në Kosovë pasi në Shqipëri i rrezikohet jeta. Argument, ky që u përmend edhe nga avokati.

c

Avokati Tom Gashi, në mbrojtën e tij, ka thënë ndër të tjera se, nëse klienti i tij mbahet në burg, ky do të ishte “skandali më i madh juridik pas skandalit të mëhershëm të paprecedent”, të dëbimit të gjashtë gylenistëve nga Kosova në Turqi, ngjarje e ndodhur disa muaj më parë.

“Prokuroria ende nuk ka përpiluar apo nuk ka dorëzuar një kërkesë për procedurë të ekstradimit, që i bie që kërkon ekstradimin e klientit për veprime eventuale të cilat mund ti ndërmarrë në të ardhmen, me qëllim të drejtë, pa mëdyshje, ky më pak sa tepër specifike të kërkohet paraburgimi i tij personi që ka kërkuar azil politik në Kosovë që nga Maji i këtij viti dhe të cilit i është dhënë strehim – i është lëshuar certifikata e statusit të azilkërkuesit, dhe deri sa institucionet kompetente të departamentit për shtetësi dhe emigrim të vendosin, lidhur me dhënin e azilit apo jo, paraburgimit eventual i Albert Veliut mund të konsiderohet si skandali më i madh juridik pas skandalit të mëhershëm paprecedent të dëbimit të gjashtë shtetasve turq në Turqi pa kurrfarë procedure ligjore”.

d

Në fund, gjykata vendosi lirimin e Albert Veliut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.