Rama: “Me një klik gjen një mik”, dhe tamam mik që të zgjidh hallin…
Rama gjen parullen për platformën e bashkëqeverisjes Meqë Shqiptarët vdesin për të hyrë mik…
Si çdo të mërkurë dhe këtë javë, Kryeministri Edi Rama ka promovuar platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët, Shqipëriaqëduam.al, ku janë prezantuar disa nga rastet që kanë marrë zgjidhje.
Në fund të prezantimeve të rasteve, Rama tha se kishte shumë kohë që po përpiqeshin për të gjetur një slogan për të reklamuar platformën dhe e kishin gjetur. 
“Në gjithë këtë përpjekje për të promovuar platformën, më duket se e kemi gjetur sloganin e reklamës, “Me një klik gjen një mik”, kjo është shqipëriaqëduma.al, “Me një klik gjen një mik”, meqë shqiptarët vdesin për të gjetur një mik, me një klik gjen një mik dhe mik tamam, mik që ta zgjidh problemin dhe thotë po dhe s’ta bën dhe të merr lekë”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



