Falimentojnë 2 bankat italine që kanë degë edhe në Shqipëri, ja ç’vendos qeveria
Banka Veneto, një nga bankat më të mëdha në Itali, e pranishme në Shqipëri që në vitin 2009, e cila prej kohësh ka qene në qendër të polemikave dhe hetimeve gjyqësore, duket se ka falimentuar.
Qeveria italiane ka vendosur të shpëtojë dy bankat e njohura në rajonin e Venecias, me një kosto prej 5.2 miliardë eurosh
Ky veprim vjen dy ditë pasi Banka Qendrore Evropiane paralajmëroi se banka “Popolare di Vicenza” dhe “Veneto Banca”, e cila ka degë edhe në Shqipëri, falimentuan.
Aksionet e bankave do të merren tashmë nga grupi bankar Intesa Sanpaolo.
Degët dhe punonjësit e të dyja bankave do të jenë pjesë e “Intesa San Paolo”deri të hënën, një masë e projektuar për të shmangur një potencial të mundshëm të depozitave që mund të përhapen në bankat e tjera italiane.
Plani i Romës është miratuar nga Komisioni Evropian.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



