E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërkesa/ PD letër AKEP: Pezullo urgjent urdhrin për regjistrimin e portaleve online, është…
Lajme

Kërkesa/ PD letër AKEP: Pezullo urgjent urdhrin për regjistrimin e portaleve online, është…

Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi, ka dalë kundër vendimit të AKEP për pezullimin e aktivitetit të portaleve që nuk kanë NIPT-in të publikuar në  faqen e tyre online. Në një postim në Facebook, Vokshi ka bërë publike dhe letrën e drejtuar AKEP-it.

Deputetja e PD, shkruan se  urdhri i AKEP është antikushtetues dhe antiligjor dhe sipas saj është në shkelje të hapur me kompetencat që i njeh ligji për komunikimin elektronik.

1

Postimi i plotë

URDHËRI I AKEP-it, ANTIKUSHTETUES DHE ANTILIGJOR

Urdhëri i datës 15 Tetor i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për regjistrimin e portaleve online në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe publikimin e NIPT-it në faqet e tyre është:

– në shkelje të hapur të kompetencave që i njeh ligji për komunikimet elektronike;

– në është shkelje flagrante të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, të garantuara nga neni 22 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Median i kam kërkuar zyrtarisht kryetarit të AKEP-it pezullimin e menjëhershëm të këtij urdhëri antikushtetues dhe antiligjor.

Partia Demokratike mbetet e vendosur në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore – siç është liria e shprehjes dhe e medias – përballë censurës shtetërore që do të instalojë Edi Rama.

23

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.