E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spal e trondit Romën duke e mposhtur në shtëpinë e vet
Sport

Spal e trondit Romën duke e mposhtur në shtëpinë e vet

Spal ka bërë befasinë e javës në Serie A duke e tronditur Romën, që e mposhti 2-0 në folën e vet “Stadio Olimpico” në një ndeshje të Serisë A në shtunën në kryeqytetin italian.

Skuadra e Francesco Eusebios po vinte në këtë takim në një formë të lartë, pasi e kishte korrur tri fitore radhazi, por Spal kishte përgatitur një befasi të pakëndshme për romakët, duke i mposhtur 2-0 në kuadër të javës së nëntë të kampionatit italian.

Në fakt, skuadrës së Spalit iu desh një penallti për ta kthyer akullin për atë që doli të ishte fitore sensacionale në fund.

Pas 38 minutave lojë, Spal fitoi penallti, të cilën në gol e konvertoi Petagna.

Nuk vonoi shumë dhe dhjetë minuta brenda pjesës së dytë, Spali e tronditi për herë të dytë skuadrën nga kryeqyteti, duke e dyfishuar epërsinë përmes Bonifazi.

Mbase rezultati i pastër pre dy golave nuk ishte i drejtë për ta përshkruar lojën në fushë, me Romën që bëri më shumë por nuk mjaftoi.

Roma pati shumë më shumë nga loja, duke e dominuar topin dhe krijuar e tentuar më shumë, por Spal ishte skuadër më decizive.

Pas katër humbjeve radhazi në ligë, Spal e arriti një pikërisht kundër Romës dhe tani ngjitet në vendin e 13-të me 12 pikë.

Roma, ndërkohë, bie në vendin e gjashtë me 14 pikë, 10 më pak se lideri Juventus, që ka një lojë më pak të zhvilluar.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.