E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reali fundoset nga Levante, pesë ndeshje pa fitore
Sport

Reali fundoset nga Levante, pesë ndeshje pa fitore

Real Madridi ka dështuar që të shënojë fitore para tifozëve të tij në “Bernabeu” në ndeshjen ndaj Levantes në kuadër të javës së nëntë në La Liga.

Skuadra e Julen Lopeteguit pësoi humbje 1-2 nga Levante, që tani shkon në pesë ndeshje pa fitore dhe në tri humbje me radhë, shkruan Gazeta Express.

Po ashtu Real Madridi e shënoi rekordin e tmerrshëm duke mos shënuar gol në 481 minuta, për herë të parë në histori të klubit, këtë kohëzgjatje e përfundoi Marcelo, i cili e shëno golin e vetëm për skuadrën e tij.

Kampioni i Evropës është duke kaluar në momente të vështira pas një kohë të gjatë me suksese, dhe përveç kësaj pritet të shkarkohet edhe trajneri aktual, e në vend të tij të vijë Antonio Conte.

Goli i parë erdhi në minutën e 7’ të ndeshjes nga Jose Morales, i cili për mrekulli arriti ta kalojë portierin Thibaut Courtois, për ta dërguar pastaj topin në rrjetë.

Gjashtë minuta më vonë, Levante shënoi golin e dytë, që doli të jetë ai i fitores. Realizues ishte Roger Marti, i cili shënoi nga pika e bardhë.

Ndërkohë mbrojtësi brazilian, Marcelo, shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 72’ pas 481 minutave.

Real Madridi në javën e ardhshme luan kundër Barcelonës, që do të jetë El Clasico e parë e këtij stinori, ndërsa Levante e pret në shtëpi Leganes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.