U tall me keq me interistët, i riu nga Tirana bën fiks siç tha Rama dhe….
Mbyllja e lotove dhe çdo lloj loje tjetër basti ka shkaktuar jo pak ilaritet në opinionin publik, ku u duk sikur masa u nda në sy kampe, pro dhe kundër.
Por si për t’i shtuar pak “kripë” kësaj situate, kryeministri Rama, i cili njihet si tifoz i thekur i Juventus, bëri një batutë të premten që lamë pas kur tha që nga mbyllja e lotove do të shpëtojnë ata që lozin Interin.
Sigurisht që kjo batutë nuk u prit fort mirë nga tifozët zikaltër në vend dhe pas fitores së mbrëmshme kundër Milanit i janë “kthyer” Ramës me ironi nga më të ndryshmet.
Nëse të tjerët i kishin çuar foto fanellën e Icardit në mesazhe, një tjetër e ka përdorur më së miri batutën e kryeministrit.
Një i ri nga Tirana ka vendosur që të vëjë bast fitoren e Interit të gjitha lekët që kishte në portofol dhe përfundimin e morët me mend…
Meqë kryeministri na tha që ne tifozat e Interit t’i vendosim çfarë të kemi deri me 31 Dhjetor po i bëj të fala. Faleminderit shumë për këtë ide të mrekullueshme sepse kaq kisha në portofol dhe kaq i vendosa Interit mbrëmë.
Gjithashtu kryeministrit i bëj thirrje që mos të shikojë tifozeritë e futbollin por shtetin në radhë të parë sepse votova për herë të parë Partinë Socialiste dhe po na zhgënjen sepse nuk të shohim si juventin por si udhëheqës i vendit.”
BILETA E QYTETARIT
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



