E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëfimi i shqiptares: Kam djalë me të dashurin! Situata nxehet kur ai i përgjigjet live
Lajme

Rrëfimi i shqiptares: Kam djalë me të dashurin! Situata nxehet kur ai i përgjigjet live

Një rrëfim i pazakontë, që mund ta kemi dëgjuar pas veshi por asnjëherë publikisht. Vjollca është një zonjë 51-vjeçare dhe ka treguar sot në emisionin “Me zemër të hapur” në Neës24 historinë e jetës së saj.

Martesa e parë nga e cila erdhën 2 fëmijë rezultoi të ishte e dështuar, bashkëshorti abuzonte me alkoolin dhe kishte xhelozi të tepruar ndaj saj.

Teksa ishte akoma në martesë ajo u njoh dhe u dashurua me një tjetër person, i cili ashtu si edhe ajo ishte i martuar dhe kishte 4 fëmijë.

Nga ky raport jashtë kurore erdhi në jetë një djali pas dy fëmijëve që kishte me bashkëshortin e saj.

I dashuri siç tregon ajo i premtoi se do i përgjigjej për gjithë jetën fëmijës së tij biologjik dhe asaj, por që të mos shkatërronte familjen i sugjeroi që djali të regjistrohej në emrin e burrit të saj.

Shumë shpejt historia u mor vesh, bashkëshorti kërkoi divorcin dhe tani jetojnë në të njëjtën banesë, por në ambiente të ndara.

Vjollca thotë se kohët e fundit babai i djalit nuk e takon as atë e as djalin. Ai që vuan më shumë është djali 10-vjeçar i cili po rritet në mungesë të babait. 51-vjeçarja kërkon që ai të mbajë premtimin dhe përgjegjësitë që i takojnë për rritjen e djalit biologjik.

“Nuk ka treguar kurrë dashuri për djalin. Djalit i kam thënë dhe jemi takuar disa herë. Unë dua që të kalojë djalin në emër të vet dhe të përgjigjet për djalin që të rritet i qetë dhe i lumtur. E kam lënë deri tani sepse më ka premtuar gjithmonë që do ta bëj më vonë”, tha gruaja.

Nga ana tjetër partneri i saj ka telefonuar në emision dhe ka deklaruar se nuk ka punë me të. “Ta gjejë ajo me cilin e ka djalin”, ka thënë i dashuri.

Gruaja e tronditur është betuar disa herë për deklaratën e saj ndërsa e frikësuar tha se i rrezikohet jeta duke kërkuar ndihmë. “Mua më rrezikohet jeta, sa të dal nga kjo studio. Sepse ai e ka bërë dhe herë tjetër, më ka ndjekur”, tha ajo.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.