E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përse nuk `festoi` sot Lulzim Basha?!
Publik News

Përse nuk `festoi` sot Lulzim Basha?!

Të gjithë pa përjashtim prisnin që Lulzim Basha ditën sotme, pas fundit të turpshëm të Fatmir Xhafajt, “të festonte”. Por nuk ndodhi kështu. Shampanja është hapu, por brenda Rilindjes. Njësoj si në ato skenat e filmave të Hollivudit, kur klanet brenda mafies, pasi eliminojnë rivalin, qetësohen e festojnë.

Lulzim Basha nuk ka asnjë motiv, për të festuar. Sepse mënyra, se si u mbyll  një nga raundet e egër të një  lufte  brenda klaneve të Rilindjes që u shoqërua me largimin e Fatmir Xhafajt nga ministër i Brendshëm dhe rikapjen totale të policisë nga një grupi më i fuqishëm, mund të ketë habitur shumëkënd, por jo atë.

Këto zhvillime kreu i Partisë Demokratike i ka paralajmëruar, që në vitin 2015 kur udhëhoqi betejën e vështirë kundër dekriminalizimit.

Pas miratimit të ligjit (me gjithë rezistencën e paprecedentë të Ramës) dhe kapjes prej tij të një vargani deputetësh e zyrtarësh të lartë të Rilindjes, Lulzim Basha nuk festoi.

Sepse ishte fituar një betejë, por jo lufta; ishte kryer një operacion në disa metastaza por bisturia nuk kishte mburritu në vatrën, mëmën e tumorit. Ishin larguar një tufë nga lukunia e madhe prej parlamentit e disa zyrave të shtetit, por ujkonja që i pjell ishte ende aty.

Dhe kjo u vërtetua me kanabisimin e Shqipërisë; lidhjet direkte të të ashtuquajturit biznes me krimin e organizuar; shndërrimin e ekonomisë në një lavatriçe gjigante të pastrimit të parave; skema grabitqare e koncesioneve; krimi elektoral…

Në fakt të gjitha këto janë në NJË!

Prandaj gjatë gjithë këtyre viteve betejë pas beteje  të vërtetuar dhe të vërtetuar, Luzim Berisha nuk ka festuar.

Nuk kishte si festonte as sot pas mbylljes së raundit mes dy klaneve mafioze të Rilindjes. Madje ka vend për trishtim, e veçanërisht alarm.

Iku Xhafaj, fitoi “Xhuxhi”; nesër mund të bjerë edhe Dako, por mëma që i prodhon dhe i shpërndan në trupin e Shqipërisë këto metastaza është ende aty.

Prandaj nuk kishte si të festonte sot Lulzim Basha dhe as shqiptarët, që e dinë të vërtetën./syri.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.