E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/“Flejn në karrige, pa hangër”, situata e azilantëve shqiptarë në Francë në pikë të hallit
Publik News

VIDEO/“Flejn në karrige, pa hangër”, situata e azilantëve shqiptarë në Francë në pikë të hallit

Kushtet e vështira të jetesës në këtë vend detyrojnë shumë të rinj e familjarë të emigrojnë në kërkim të kushteve më të mira dhe një ardhmeje më të ndritur.

Siç thotë edhe një shprehje të emigrosh nuk është e lehtë dhe gjithçka “nuk është fushë me lule” megjithëse shpesh përshkruhet si e tillë.

Shqiptarët në një azil të Strasburgut janë duke përjetuar “ferrin e vërtetë”. Një i ri përshkruan situatën nga brenda azilit ku shumica prej tyre detyrohen të flenë në karrige, duke rënë në gjumë pa mbushur as barkun.

Nëse një prej rojeve shikon që dikush ka rënë për të fjetur në dysheme, shkon dhe e ngre.

Kështu, shqiptari azilant rrëfen situatën prekëse

Prsh JOQ, ju lutem publikojeni kyt vidjo te shkojne se qfare behet ne kampet e Frances ne Strasburg, ku shqiptarete flejen nje nje karrige e pa hanger kjo eshte nji makaber e vrt.
Ky eshte realiteti, shteti jon i dashur kshu na detyron me len vendin ton. Situata eshte shum e me keqe se ta pershkruva un, sa per fjetjen as ne pllaka nuk te lejne me fjet se vjen security e te qon veq me nje  karrige ke te drejte te qendrosh prz.
Jan tu mbaru ropte shqiptare tu nejte ne rrall si ne kohen e munizmit per nji cope buk qe as qeni se han dot. Edhe shum tjer neper barake qe kan montu vet qëndrojnë. Me keq se lufta eshte, shteti jon na katandisi ne ket gjendje…”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.