E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Stresi do të rrijë në burg, heq dorë nga ankimimi
Showbiz

Stresi do të rrijë në burg, heq dorë nga ankimimi

Pasi kërkoi ndryshim të masës së sigurisë ‘arrest me burg’, Arkimed Lushaj heq dorë nga ankimimi.

Këngëtari i njohur i rrepit, me emrin e artit Stresi u arrestua pasi akuzohet se ka qenë pjesë e një bande kriminale si dhe për armëmbajtje pa leje.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Lushaj kërkoi nëpërmjet avokati të tij që mos të zhvillohej gjyqi, me pretendimin se nuk kishte besim tek drejtësia shqiptare.
“Dua te rri ne burg, pasi nuk kam besimte drejtësia”, kështu mësohet të jetë shprehur përmes avokatit të tij Stresi.

Arkimed Lushaj u arrestua mbrëmjen e 17 tetorit në një hotel në periferi të Tiranës. Policia gjeti dhe një armë si dhe një sasi kokaine. Por familja e tij ka hedhur poshtë çdo akuzë për të duke e cilësuar arrestimin politik për shkak të babait të tij Sali Lushaj, ish-truprojë e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nga ana tjetër prokuroria kishte përgjuar Stresin duke folur me grupin e Bajrave, të cilëve iu kërkonte ndihmë për t’u larguar jashtë vendit. Po kështu sipas prokurorisë, Stresi kishte një rol në shpërndarjen e drogës në Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.