E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Moti i keq dhe deti i trazuar vonojnë lundrimin e trageteve
Lajme

FOTO/ Moti i keq dhe deti i trazuar vonojnë lundrimin e trageteve

Era e fortë dhe deti i trazuar në të dy anët e Adriatikut kanë penguar lundrimin në orar të trageteve të linjës Durrës – Bari dhe Bari – Durrës, njoftoi Porti i Durrësit. Nga të dhënat e Qendrës së Informacionit në APD, mësohet se tragetet “Bari” dhe “AF Francesca”, të cilët duhet të niseshin nga porti i Barit natën e kaluar kanë nisur lundrimin drejt Durrësit vetëm sot rreth orës 7.00. Këto tragete pritet të mbërrijnë në portin e Durrësit pas 7-8 orësh.

Vonesa ka patur edhe në nisjen nga Durrësi drejt Barit për tragetin “Rigel”, i cili është larguar nga porti rreth orës 5.30.

Vetëm trageti “AF Marina” është nisur po ashtu nga Durrësi natën e kaluar, por me vonesa shumë të vogla.

Kushtet detare aktualisht janë më të mira se sa natën e kaluar, por lundrimi në det mbetet i vështirë-thanë burimet e APD.

Image

Image

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.