VIDEO/ Avokat Altin Goxhaj sqaron lidhjet e Olsi Rames dhe djalit të gjyqtarit Arben Micko

Sot Gjykatësi Arben Micko, babai i Nënkryetarit të FRESSH, pa praninë e palëve (ndryshimet e reja të Kodit Penal dhe të KPP sipas Reformës Sorosiane në Drejtësi) dhe në konflikt të plotë interesi (duhet të jepte dorëheqje sipas ligjit) mori vendim për miratimin e Urdhërit Penal të Prokurorisë për dënimin me 50.000 L gjobë për anëtarin e FRPD Oleg Hanku për Vezët ndaj Veliajt të hotel Plaza. Por pjesa më groteske ishte se gjyqtari nipi i Shefqet Peçit dënon për llogari të Veliajt stërnipin e agjentit të CIAs Zenel Shehu të pushkatuar në 1956 😉 Pas 1 muaji fillon gjyqi në shkallën e parë ku ne do të kundërshtojmë urdhërin penal të Prokurorisë të miratuar nga babai gjykatës i Nënkryetarit të FRESSH. Ta gëzoni Reformën Sorosian në Drejtësi 🙂

Publikuar nga Publik Media