E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Kush e ka skafin që keni shëtitur”, Tahiri: Isha me pushime familjare, jam kapiten, kam edhe…
Politikë

“Kush e ka skafin që keni shëtitur”, Tahiri: Isha me pushime familjare, jam kapiten, kam edhe…

Përballë një paneli gazetarësh mbrëmjen e sotme në “Opinion”, Saimir Tahiri është pyetur edhe për shëtitjet me skaf dhe pushimet në Itali, si dhe nëse ka pasur dijeni për hetimin ndaj Habiljave, ndërsa ish-ministri është shprehur se nuk ka ndërmend të bëjë avokatin e vetes dhe t’i lejojë ata të bëjnë prokurorët.

“Unë gjyqin preferoj ta bëj aty ku bëhet. Nuk kam ndërmend të merrem këtu me deklaratat e prokurorëve, ata t’i çojnë në Gjykatë dhe aty vendoset nëse jam apo jo i pafajshëm. Unë sot dola sepse kam një vendim nga antimafja që thonë se ky zotëri nuk ka lidhje me çështjen”, tha ai.tahiri-770x433

“Unë kam 15 vjet që shëtis me skaf dhe do shëtis sa herë të dua. Avokatinë time do ta bëj në gjyq. Po bëtë prokurorët unë e bëj pass debatin. Ato përgjime që nxorët në studio, Prokuroria e Italisë tha se janë nul, si t’ua them këtë?!”, iu përgjgij pyetjes për shëtitjet me skaf.

Pjesë nga intervista:

Klodiana Lala: Për Moisi Habilaj, si ka mundësi që një person po hetohej prej 4 vitesh nga italianët, arrinte të merrte skafin që ju e kishit përdorur. Se keni thënë që nuk keni njohje me ta?

Unë gjyqin preferoj ta bëj aty ku bëhet. Nuk kam, ndërmend të merrem këtu me deklaratat e prokurorëve, ata t’i çojnë në Gjykatë dhe aty vendoset nëse jam apo jo i pafajshëm. Unë sot dola sepse kam një vendim nga antimafja që thonë se ky zotëri nuk ka lidhje me çështjen.

Basir Çollaku: A keni pasur dijeni se janë në përgjim Habiljat dhe a keni firmosur këtë?

Unë po flisja dhe më ndërpreve, dhe dhashë një përgjigje shumë konkrete, unë dola sot para mediave… unë për ju nuk jam burrë i dheut, jam zoti Tahiri, me mua korrigjo gjuhën. E dyta unë sot nuk kam dalë të bëj as avokatinë time dhe as të dëgjoj ju të bëni prokurorët. Nuk po di në cilën mënyrë t’ua them që ju duhet të heshtni kur unë flas.

Unë sot kam dalë të them se unë u njoftova që në Itali u mbyll një proces hetimor që për mua është shumë i rëndësishëm.

Basir Çollaku: A keni shëtit me skaf apo jo?

Unë kam 15 vjet që shëtis me skaf dhe do shëtis sa herë të dua. Avokatinë time do ta bëj në gjyq. Po bëtë prokurorët unë e bëj pass debatin.

Ato përgjime që nxorët në studio, Prokuroria e Italisë thanë se janë nul, si t’ua them këtë?!

Klodiana Lala: Në maj të 2017 keni udhëtuar me një jaht nga mali i zi në drejtim të Italisë? Në pronësi të kut ishte? A keni qenë kapiten?

Me skaf dhe jo në jaht, kam bërë pushime për qejf. Po kapiten jam, kam patentë, kam dhe patentë avioni, ca do me thënë kjo? Unë nuk hetohem për pushimet e mia. Nuk kam qenë në asnjë detyrë për kohën kur i referoheni. Unë kam duruar këtë një vit dhe ju kam dëgjuar, që prokuroria ka shkruar në shtëpinë time, ka marrë bizhuteri…

Blendi Fevziu: E thatë këtë…

Duroni 5 minuta, unë kam duruar një vit. Unë nuk kam ndërmend…

Artan Hoxha: Është nën hetim nuk jep dot shpjegime për këtë pyetje, ndaj i bën bisht se e di ai se është nën hetim nuk mund të përgjigje…

Lidhja me Jaeld Çelën dhe arratisja e tij, Tahiri: Unë besoj se është i pafajshëm, kemi punuar bashkë, e kam besuar…

“Hetimet janë zgjatur 4 herë me pretendimin se presin letrën nga prokuroria, në një vit prokuroria s’më ka thirrur kurrë, mbase dhe mund t’u thoja që jam trafikant, por s’më ka thirrur kurrë. Tani që kam hetimin në dorë nga Italia, unë dola e thashë”, tha Tahiri.

tahiri-770x433“Dua që Prokuroria të mos e zvarrisë më këtë çështje duke thënë se presin përgjigje nga Italia. Nuk po them që hetimet të mbyllen edhe këtu meqë i mbylli Italia, por të bëhet drejtësi ama”, deklaroi ish-ministri.

Sajmir Tahiri foli edhe për lidhje me ish-shefin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela ku tha se beson se është i pafajshëm dhe në rast të kundërt, ky i fundit ka abuzuar me besimin e tij.

“Vetëm njërin njoh nga ata që ka qenë drejtues, se ata të tjetër nuk i njoh. Unë besoj që është i pafajshëm. Unë po të them se ka punuar me mua si shumë bashkëpunëtor të tjerë, por unë besoj se është i pafajshëm”.

Për këta të tre, unë kam vënë ish-drejtorin e qarkut, ndërsa këta të dy nuk i njoh fare. Unë kërkoj që askush nuk duhet t’i shmanget drejtësisë. Unë besoj që është i pafajshëm. Unë po të them se ka punuar me mua si shumë bashkëpunëtor të tjerë, por unë besoj se është i pafajshëm. Nëse ndodh e kundërta ai ka abuzuar me besimin  tim dhe prokuroria duhet ta hetojë. Me sa di unë, jam e vetmja çështje që hetohem nga 7 prokurorë, por ju them bëjini 70 prokurorë por vetëm jepni drejtësi”, u shpreh ai.

45454

Pjesë nga intervista:

*Ju kanë akuzuar se keni marrë një shalë kali 8 mijë euro…

Shumë broçkull kjo për ta besuar ti, megjithatë… janë gjera që i kam bërë që pa filluar politikën, dhe do vazhdoj t’i bëj sepse jeta ime private vazhdon, dhe unë nuk kam pse t’i ndaloj. Akuza është shumë banale dhe kush e njeh kalërimin e di që kjo akuzë është shumë për të qeshur.

*Dorë e zezë që me paratë e oligarkëve bredh në çdo tryezë emisioni, çfarë donit të thonit me këtë?

Gjatë kësaj kohe, shumë ujë ka rrjedhur… në këtë studio janë bërë dhjetëra emisione, dhe i vetmi që ka heshtur jam unë. Nuk e kam bërë pa shkak, por sepse kam menduar që nuk duhet të përfitoja nga pushteti që kam pasur për shkak të detyrës dhe ngarkesës politike. Kam heshtur edhe ndaj njerëzve që kanë përmendur emrin tim.

*Partia ju lëshoi, ju përjashtoi nga grupi parlamentar, është e vështirë të notosh i vetëm..

Partia ju lëshon thoni ju, por mua kjo thënie as nuk më ngroh as më ftoh, nuk e dua partinë time për të më mbështetur. Do preferoja hetimin sesa lirimin me kusht qoftë dhe kushte të vendosura nga partia ime. Nuk ka asnjë mllef nga ato që thash sot, ka vetëm arsye.  Kam pritur një vit që hetimi në Itali dhe në Shqipëri të kishte një përfundim dhe unë të mos flisja me fjalët e mia, unë sot kam një vendim në dorë të antimafias së Italisë.

Hetimet sot janë zgjatur 4 herë me pretendimin se presin letrën nga prokuroria, në një vit prokuroria s’më ka thirrur kurrë, mbase dhe mund t’u thoja që jam trafikant, por s’më ka thirrur kurrë. Tani që kam hetimin në dorë, unë dola e thashë.

*Rama nga e dinte këtë përfundim?

E vërteta nuk e bën dot xhiron e gënjeshtrës, por besoj se e vërteta shkon te veshi i njerëzve edhe sikur të mos duan. Unë deri sot do isha në burg, dhe pa asnjë fakt e pa asnjë provë, unë prapë do isha në burg.

Nuk e kam sulmuar prokurorinë për sa kohë jam vetë në hetim.

Do preferoja që prokuroria të më thërriste ditë për ditë por nuk dua të nxjerrë çerek lajmesh vetëm për të më baltosur

*Është mbyllur çështja në Itali sepse prokuroria atje thotë se nuk përfshiheni në Itali, por kjo nuk do të thotë që hetimi nuk duhet bërë këtu

Dua që Prokuroria të mos e zvarrisë më këtë çështje duke thënë se presin përgjigje nga Italia. Nuk po them që hetimet të mbyllen edhe këtu meqë i mbylli Italia, por të bëhet drejtësi ama.

*Janë në arrati tre ish-zyrtarë të policisë në Vlorë që i keni emëruar ju…

Vetëm njërin njoh nga ata që ka qenë drejtues, ( Jaeld Çela), se ata të tjetër nuk i njoh. Unë besoj që është i pafajshëm. Unë po të them se ka punuar me mua si shumë bashkëpunëtor të tjerë, por unë besoj se është i pafajshëm”.

Për këta të tre, unë kam vënë ish-drejtorin e qarkut, ndërsa këta të dy nuk i njoh fare. Unë kërkoj që askush nuk duhet t’i shmanget drejtësisë. Unë besoj që është i pafajshëm. Unë po të them se ka punuar me mua si shumë bashkëpunëtor të tjerë, por unë besoj se është i pafajshëm. Nëse ndodh e kundërta ai ka abuzuar me besimin  tim dhe prokuroria duhet ta hetojë. Me sa di unë, jam e vetmja çështje që hetohem nga 7 prokurorë, por ju them bëjini 70 prokurorë por vetëm jepni drejtësi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.