E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet për korrupsion avokati Nikolin Vata që hynte mik te gjyqtarët
Lajme

Arrestohet për korrupsion avokati Nikolin Vata që hynte mik te gjyqtarët

Një avokat është vënë në pranga pasditen e sotme, pasi ishte në kërkim për korrupsion. Burime nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se është vënë në pranga  Nikolin Vata, 53 vjeç, banues në Tiranë me profesion avokat.

Vata ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Elbasanit e cila ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksioneve publike”.

Avokati Nikolin Vata është denoncuar se kishte marrë 8 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët për një vendim.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.