E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/   Meta përshëndet  Ramën nga avionin me një foto, ndërsa fliste për të në Kuvend
Politikë

FOTO/ Meta përshëndet Ramën nga avionin me një foto, ndërsa fliste për të në Kuvend

Kryeministri Rama theksonte nga foltorja e Kuvendit se prej së shtunës ka një problem me presidentin Meta, duke lexuar letrën për mosdekretimin e Sandër Lleshit dhe teksa i apeloi të mos e cojë krisjen e dukshme tashmë në thyerje, Meta është dukur i qetë.

Ai ka postuar një foto nga avioni, teksa ndodhej në rrugë e sipër për të shkuar në Kalabri.

“Mirëmëngjes miq! Drejt Kalabrisë tek Arbëreshët”- shkruan Meta bashkengjitur fotos me sipër, e ka vendosur ta ndajë me ndjekesit e tij në rrjetin social Facebook. 

Gjatë kësaj vizite, kreu i shtetit shqiptar, do të takohet me Presidentin e Republikës italiane, Sergio Mattarella dhe së bashku do të vizitojnë Kolegjin e Shën Dhimitër Koronës, ku do të takohen me arbëreshët, përfaqësuesit dhe autoritetet e tyre vendore, drejtuesit e bashkësive fetare arbëreshe, personalitete të ndryshme, pedagogë, studentë arbëreshë.

Presidenti Meta pritet të zhvillojë takime zyrtare edhe me drejtuesit dhe përfaqësuesit vendorë të rajonit të Kalabrisë si dhe të vizitojë Universitetin e Kozencës, në të cilin shkollohen shumë studentë arbëreshë dhe shqiptarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.