Ndahen sërish? Luana dhe Krenari na ngatërrojnë me këtë detaj
Prej kohësh është përfolur lidhja e tyre, edhe pse janë kapur edhe me foto për të provuar se janë së bashku, asnjëri nuk e ka pranuar. I referohemi pikërisht moderatores Luana Vjollca dhe biznesmenit nga Kosova, Krenar Çoçaj. Luana është shprehur gjithmonë se nuk do të flasë për jetën private, sepse ajo i përket vetëm asaj. Pavarësisht se janë munduar ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre, jo të pakta kanë qenë rastet kur ata janë kapur mat nga paparacët apo edhe nuk i kanë rezistuar tundimit t’i komentojnë njëri-tjetrit në “Instagram”.
Madje, edhe në dasmën e Ledionit e Sarës, Krenari dhe Luana shkuan si çift. Ndërkohë që para disa javësh në emisionin e saj, teksa kishte të ftuar Robert Berishën, i cili tha që shkon çdo fundjavë në Kosovë për të takuar Norën dhe vajzën e tij, Luana i tha “e di ta besoj, ta qaj hallin”. Pra, Luanën e ka bërë të vuajë ky detaj, pasi e ka pasur larg Krenarin, por pasi kontrolluam në “Instagram”-in e moderatores, pamë që ajo nuk e ndjek më Krenarin dhe as ai atë. Të jenë ndarë vallë, apo është thjesht një “zënkë” e momentit. Kjo s’është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, por të shohim në është një kamuflim apo vërtet një zënkë mes çiftit.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



