E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Ky është Edison Harizaj i cili mbeti i vrarë mbrëmë në Durrës
Lajme

FOTO/ Ky është Edison Harizaj i cili mbeti i vrarë mbrëmë në Durrës

Personi që shihni në foton është 39-vjeçari Edison Harizaj nga Vlora, i cili mbeti i vrarë nga breshëria e plumbave mbrëmë në qytetin bregdetar të Durrësit.

Edison Harizaj njihej ndryshe si “Edison Faqedjeguri” dhe “Edisoni i shtatë pallateve”, por edhe si “Il padrino në qytetin bregdetar të Vlorës. Viktima Edison Harizaj

 

Viktima Harizaj është pronar i kompleksit “Oslo” në Vlorë dhe njihet si person me precedentë penalë dhe ka qenë i dënuar nga drejtësia shqiptare për një vrasje dhe plagosje në vitin 1999 në Vlorë.

Emri i Harizajt ka dalë disa herë gjatë hetimeve për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale, përfshirë vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, apo zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë, si dhe vendosje gjobash ndaj biznesmenëve të ndryshëm në vend, por asnjëherë nuk u ndalua për to.

8f792a30-f34a-4f83-9cec-2bde74f4ad37-600x450

Ai njihet si mik i Emiljano Shullazit dhe në vitin 2012 të dy janë ndaluar nga policia, ku u gjetën me armë pa leje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.