“Një vit përgjime dhe fitime marramendëse”/ Detajet e hetimeve që çuan pas hekurave biznesmenin Sallaku dhe vëllezërit
120 kg drogë e sekuestruar në vazhdën e operacionit “Reticolo”, kryer nga karabinierët e Clusones e Breno-s dhe shkatërrimi i një organizatë italo-shqiptare. Ky është përmbledhja e asaj që doli dje, të mërkurën e 7 nëntorit, nga prezantimi i aksionit nga autoritet ligjzbatuese italiane, që çoi në arrestimin edhe të vëllezërve Sallaku.

Siç raportojnë mediat italiane, pas një viti hetimesh nga Antimafia e Brescia-s dhe karabinierët, në kuadër të të cilave janë kryer edhe përgjime telefonike, më 13 tetor, në pranga u vu Saimir Sallaku, i cilësuar ndërmjetësi i një shkëmbimi të një sasie droge në afërsi të një ndërtese të tijën në Pian Camuno, mes Alessandro Giorgi-t 71 vjeç, shofer ambulance, i arrestuar e më pas i lënë në arrest shtëpie, e 37-vjeçarit Claudio Evangelisti, me tre shqiptarë me banim në Osio Sotto, ku u gjet një rafineri dogrash të forta.
Arrestimeve të këtyre personave u janë shtuar edhe ato të vëllezërve Sallaku, një italiani nga Ranzanico dhe një tjetër shqiptari që jeton në Parma. Përveç këtyre, dhjetëra persona raportohet se janë arrestuar apo janë nën hetim në lidhje me këtë operacion.
Gjatë hetimeve, në total janë sekuestruar 60 kg marijuhanë, më shumë se 50 kg hashash, dy kg kokainë, opium, morfinë e MDMA. Janë sekuestruar gjithashtu 3 pistoleta, njëra prej të cilave me plumb në gojë, të gjetura në një valixhe e bë vilën e familjes Sallaku në komunën Sale Marasino në Brescia.
Të katër vëllezërit e arrestuar u pyetën dje, të mërkurën, nga gjykatësi i hetimeve paraprake, duke thënë se nuk dinin se nga erdhën armët dhe aq shumë dhe paraqitën një kërkesë për lirim, të cilën gjykata duhet ta vlerësojë.
Kënaqësia për realizimin e këtij operacioni u shpreh nga zëvendësprokurori i Brescia-s Carlo Nocerino dhe karabinierët, duke e quajtur një goditje në dëm të Sallakëve. /Burimi Quibrescia/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



