E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mesazhi kërcënues i Arben Ndokës për Ramën: Unë në burg, ti …
Lajme

Mesazhi kërcënues i Arben Ndokës për Ramën: Unë në burg, ti …

Edi Rama, krahas opozitës që e akuzon përditë për lidhjet me krimin, do të duhet të përballet edhe me mesazhet publike që i vijnë nga të burgosurit, disa prej të cilëve edhe për përfshirje në organizata kriminale.

Paraditen e së Martës, Altin Avdyli, i konsideruar si një ndër drejtuesve të bandës kriminale të Shijakut, deklaroi para medias ‘Rroftë Partia Socialiste, rroftë Dako, aty i qaj hallet’.

Kjo thirrje, e realizuar pak para nisjes së seancës në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, nuk është thjesht një mesazh për konsum mediatik-ajo është më shumë një mesazh, drejtuar kryeministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë që, nëse nuk i nxjerrin nga burgu, ata do të flasin për lidhjet e tyre me pushtetarë.

Në mënyrë të njëjtë, por pa bujë, mesazhe të ngjashme i ka dërguar nga burgu Edi Ramës edhe Arben Ndoka. Per Ndoken thuhet se ai eshte shume i revoltuar dhe i merzitur me Ramen sepse gjatë arrestimit në një lokal në Lezhë  forcat RENEA ja kanë mbajtur koken në llucë rreth 5 minuta në sy të punetoreve  që po punonin në  një lokal të Arben Ndokes. Ketë nuk do ja fal kurrë Edi Rames,mesohet të jetë shprehur Ndoka

Ish-deputeti i Lezhës, aktualisht i arrestuar në kuadër të hetimeve për grupin Avdulaj, e konsideron Edi Ramën si përgjegjësin për prangosjen e tij.

Nëpërmjet kanaleve të ndryshme të komunikimit, Arben Ndoka ia ka bërë të qartë kryeministrit se, sa më shumë që ai do të qëndrojë në burg, aq më shumë do të shtohen shanset që ish-deputeti të tregojë për lidhjet e Edi Ramës me grupe kriminale.

Pak javë më parë, Rexhep Rraja, djali i deputeti socialist të Krujës, Rrahman Rraja, me pranga në duar i përcolli një mesazh publik kryetarit të opozitës, Lulzim Basha:

‘Do e shohi Basha se si do të dalë në zgjedhjet në Krujë’, deklaroi para medias djali dhunues i deputetit.

Por, më shumë se sa për Bashën, mesazhi ishte për Edi Ramën, për të cilin familja Rraja dhe vetë djali dhunues, janë angazhuar me të gjitha mjetet dhe mënyrat për të siguruar vota për Partinë Socialiste.

/Boldnews.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.