E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO-FOTO/ “Nuk jemi shpellarë, jemi qytetarë”, flakë dhe tym në protestën te Unaza e Re
Lajme

VIDEO-FOTO/ “Nuk jemi shpellarë, jemi qytetarë”, flakë dhe tym në protestën te Unaza e Re

Banorë të Unazës së Re në kryeqytet kanë nisur një protestë këtë pasdite kundër prishjes së shtëpive të tyre, siç parashikohet në planin për ndërtimin e Unazës së Madhe.

protesta 1

Banorët janë vendosur në zonën e “Unazës së Re”, disa metra nga mbikalimi duke bllokuar të dyja anët e rrugës kryesorë. Ata i vunë flakën edhe gomave të vendosur në mes të rrugës, si dhe një kazani mbetjesh që ndodhet aty pranë.

 

protesta

“Poshtë hajdutët; duam shtëpitë tona; dy duar për një kokë, kryeministër ku je fshehur; poshtë diktatura”, ishin disa nga thirrjet në kor, dhe shkrimet në protestat e banorëve, të cilët paralajmëruan vijimin e protestave deri sa problemi që kanë ngritur të marrë zgjidhje.

Revoltë banoret shkrehën edhe ndaj fjalimit të kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, që mbajti më herët gjatë fjalës së sotme në mbledhjen e këshillit bashkiak.

“Nuk jemi shpellarë jemi qytetarë”, “O Erjon o legen, prite popullin se po vjen”, ishin disa nga thirrjet në kor të banorëve.

“Një njeri pa nivel, të vij këtu të bëj një dorë muhabet po është burrë”, tha një banor për gazetarët në terren, në përgjigje të deklaratave të kryebashkiakut.

“Me taksat tona bëri dasmën Erjon Veliaj, jo me fiq”, u shpreh një banore.

protesta 3

Të pranishëm në protestë ishin edhe deputetë opozitarë. Klevis Balliu, në një prononcim për gazetarët, u bëri thirrje instancave shtetërore të bisedojnë me banorët dhe ata të marrin kompenson siç u takon për prishjen e banesave të tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.