“Do ketë qenë duke nxjerrë ndonjë përdhunues…” Shkëlzen Berisha dëshmon te Krimet e Rënda
Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni ka dëshmuar ditën e sotme në gjykatën e Krimeve të Rënda kundër deputetit të PS Taulant Balla.
Berisha akuzon deputetin Balla për shpifje, ndërsa ky i fundit e kishte akuzuar djalin e ish-kryeministrit se ka përfituar fitime të mëdha nga privatizimi i CEZ.
Në një prononcim për gazetarët Shkëlzen Berisha u shpreh se Balla nuk ishte sot në seancë, ndërsa e ironizoi se ai mund të ketë qenë duke nxjerrë ndonjë përdhunues nga qelia.
Berisha tha:
Balla nuk ishte i pranishëm shpresoj mos ka qene duke nxjerrë ndonjë përdhunues nga komisariati, ose ndonjë trafikant që është miku i tij nga shtëpia.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



