“Bëjnë mirë të ulin kokën”, Rama u përgjigjet të ‘sëkëlldisurve’ për kthimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit
Kryeministri Edi Rama u ka dhënë sot publikisht përgjigje gjithë atyre që i ka quajtur të sëkëlldisur nga kthimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit për t’u prehur përfundimisht në atdhe, sikundër vetë e kishte lënë amanet.
Në fund, ai tha se “Ky akt i kësaj qeverie gabimisht të supozuar nga përcarësit si shprehje e një pale të vjetër kundër një tjetër pale të vjetër mbase vlen për reflektim, mjaft kemi arsyetuar dhe gjykuar në mungesë. Janë eshtrat e një burri të gjykuar dhe dënuar në mungesë, nga gjyqi i pafundmë rraskapitës i historisë së shkruar nga fitimtarët për të poshtëruar të mundurit, kemi trilluar dhe shpifur pa arsyetuar dhe gjykuar, mjaft me përdorimin dhe shpërdorimin e atyre që nuk janë më duke u vënë në gojë ç’nuk kurrë s’kanë thënë e mbase as e kanë menduar për ti lëshuar pastaj si flakadanë përcarjes”- tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



