E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadori i BE në Tiranë: Nuk  e dimë arsyen e largimit të  Xhafaj nga ministër i Brendshëm
Lajme

Ambasadori i BE në Tiranë: Nuk e dimë arsyen e largimit të Xhafaj nga ministër i Brendshëm

Ende mbeten mister arsyet e vërteta të largimit të Fatmir Xhafajt, menjëherë pas një operacioni ndërkombëtar ku ranë në pranga drejtuesit e një organizate kriminale (Avdylët) që merrej me prodhim e trafikim droge, si dhe dy ish deputetë të PS-së, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Motivin e vërtetë refuzon që ta japë kryeministri, Edi Rama, por edhe vetë Fatmir Xhafaj pavarësisht se në media kanë dalë shumë detaje, të cilat kanë të bëjnë me pengimin e arrestimit të kryebashkiakut të Durrësit dhe eksponentëve të tjerë të Rilindjes, si vazhdim i operacionit “Vol-Vo 4”.

Gjatë intervistës së mbrëmshme me gazetarin, Blendi Fevziu, në emisionin “Opinion”, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, u pyet edhe për këtë çështje; a jeni në dijeni të arsyeve të largimit të “papritur” nga posti i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj?

“Publikisht ai nuk i ka treguar arsyet. Sinqerisht qe ne nuk e dimë arsyen e dorëheqjes së tij”, ishte përgjigjja e ambasadorit Soreca.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.