E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Jetoj me qira!”/ Kishte fshehur pasurinë, shkarkohet prokurori Troci
Lajme

“Jetoj me qira!”/ Kishte fshehur pasurinë, shkarkohet prokurori Troci

Prokurori Ramadan Troci është shkarkuar ditën e sotme nga detyra nga Komisoni i Pavarur i Kualifikimit.

Ai ka ngecur në njërën prej tre shtyllave të Vettingut, atë të deklarimit të pasurisë.

Relatorja Pamela Qirko ka bërë me dije në seancë se ILDKPKI ka paraqitur raporte ku deklarimet e prokurorit Troci nuk ishin të sakta dhe ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarim të rremë.

Kanë qenë këto shkeljet e Trocit që kanë sjellë shkarkimin e tij nga posti i prokurorit.

Rikujtojmë se ai ka firmosur shkarkimin e ish-kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika dhe ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit.

Gjithashtu ë sitën e Vettingut ka ngecur edhe kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, Alma Liçaj. Asaj iu diktuan gjithashtu probleme me deklarimin e pasurisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.