E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptari kapet në makinë me 13 kg kokainë
Lajme

Shqiptari kapet në makinë me 13 kg kokainë

Nje shqiptar eshte arrestuar pas një kontrolli të makines në autostradën gjermane A3 në afërsi të Aschaffenburgut në Bavari, ku policia konfiskoi 12.9 kilogramë kokainë me një vlerë të tregut të zi prej rreth 1.1 milion euro.

Droga ishte instaluar në mënyrë profesionale dhe ishte fshehur në pjesë të ndryshme të veturës, ka njoftuar të premten prokurori në Ellwangen dhe policia kriminale në Aalen, informon Albinfo.ch.

Që prej një kohe të gjatë, ata e kanë pasur nën vëzhgim shoferin shqiptar 30-vjeçar, si një anëtar i dyshuar i një bande të lëndëve narkotike nga zona e Aalen.
Në bashkëpunim me kolegët bavarez të policisë së trafikut në Aschaffenburg, vetura e personit ishte ndaluar qëllimshëm dhe me objektiv gjatës ditës së mërkurë në autostradën A3. 30-vjeçari thuhet se kishte ardhur nga Holanda dhe donte të shkonte në Aalen. Ai është arrestuar dhe të enjten ndaj tij është lëshuar një urdhërarrest, shkruan më tej Albinfo.ch.

Në rrethinën e Ludwigshafenit, ai ishte me identitet të rremë. Shqiptari ka qenë anëtar i një bande të rrezikshme të trafikimit të lëndëve narkotike. Hetimet kundër bandës së drogës kanë vazhduar për muaj të tërë. Tre anëtarët e tjerë të dyshuar të bandës, 21 vjeç, 22 vjeç dhe 53 vjeç, tashmë ishin arrestuar në shtator. Që atëherë, ata kanë qenë në paraburgim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.