Kosova drejt anëtarësimit në INTERPOL, nisin punimet e asamblesë
Në Dubai po zhvillohen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të ITERPOL-it, ku pjesë e agjendës së sotme është edhe votimi për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Vendit i duhen 2/3 e votave të Asamblesë së Përgjithshme për t’u bërë pjesë e mekanizmit më të madh policor në botë. Votimi do të bëhet në mënyrë të fshehtë nga secili shtet anëtarë, ndërsa diskutimet pritet të zjgasin rreth dy orë, njofton Klan Kosova.
Anëtarësimi në INTERPOL paraqet një arritje të lartë për Kosovën në rrafshin ndërkombëtar, me ç’rast vendi me i ri evropian do të bëhet pjesë e policisë ndërkombëtare.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, anëtarësimin potencial e vlerësoi si arritjen më të madhe pas Pavarësisë së Kosovës.
Ku rrugëtim i Kosovës u përcoll me kundërshtim të madh nga Serbia, e cila vazhdimisht kishte lobuar tek shtetet anëtare të mos e votojnë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, njofton Klan Kosova.
Vitin e kaluar Kosova ishte tërhqur nga aplikimi për anëtarësim në INTERPOL – ky vendim atë kohë ishte marrë nga kryeministri Ramush Haradinaj./Klan Kosova
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



