‘Do të vrasin me snajper’, kërcënohet me jetë deputeti i PD-së, zbulohet letra nga burgu
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është kërcënuar me jetë se do të vritet me snajper nga një ish efektiv Policisë së Shtetit.
Sipas “Syri.net”, Salianji ka marrë një letër nga burgu i Fushë Krujës, ku paralajmërohet se do “ta vrasin me snajper”.
Zarfi me letrën ku jepen detaje nga atentati i supozuar, ka mbërritur në adresën e deputetit demokrat në datën 31 tetor 2018, në selinë e PD.
I burgosuri që e ka paralajmëruar deputetin quhet, Agim, i dënuar me 24 vite burg për vrasje. Në letrën e tij ai shkruan se deputeti demokrat do vritet me snajper nga një ish-punonjës policie, i quajtur Dorian Duli, 38-vjeç, me origjinë nga Parruca e Shkodrës, i cili ka qenë i dënuar, por është liruar nga qelia në 2 janar të vitit 2016.
Më poshtë detaje nga letra e mbërritur në selinë e PD.



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



