E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Shpallet në kërkim policor ‘shëruesi seksual’, policia i shkon në banesë, por…
Publik News

VIDEO/ Shpallet në kërkim policor ‘shëruesi seksual’, policia i shkon në banesë, por…

Shefqeti, shëruesi i vetëshpallur, i shfaqur disa ditë më parë nga emisioni “Stop” në një video ku duket teksa prek organet intime të një mashkulli, është shpallur në kërkim policor.

sherues-shefqeti-933x445

Dy ditë pas publikimit të pamjeve, burime zyrtare bënë nga Policia e Lezhës, bënë me dije se, “u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe po punohet për kapjen e 55-vjeçarit Shefqet.S., banues në fshatin Pllan”.

 

Masa vjen pasi emisioni “STOP” në “Tv Klan”, ka transmetuar pamje që e implikojnë në aktivitetin e ngacmimit seksual dhe të mashtrimit, shtuan të njëjtat burime.

Shpallja e tij në kërkim policor, vjen në kushtet kur Shefqeti është zhdukur nga ‘radarët’ e policisë. Burime nga policia lokale bënë me dije se, pas transmetimit të pamjeve në emisionin televiziv, një kërkim është bërë në banesën e 55-vjeccarit në fshatin Pllan të Lezhës për ta ndaluar, por ai nuk është gjetur aty.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.