Basha përjashton Patozin nga kandidimi në mbledhje të Kryesisë. Jo akses për kundërshtarët në listën e votuesve
Lulzim Basha ka propozuar heqjen e Astrit Patozit nga kandidatura për kryetar të Partisë Demokratike, edhe pse nuk ka plotësuar asnjë prej kushteteve statuore që ka kërkuar ai si kandidat.
Në mbledhjen e kryesisë së PD, që u zhvillua me dyer të mbyllura, Basha ka propozuar që kandidat për kryetar të jenë vetëm Lulzim Basha dhe Eduard Selami.
Patozi ka kërkuar plotësimin e 6 kushteve, mes të tjerash bërjen nul të procedurës anti-statuore që ka nisur për garën në PD, vendosjen në kushte të barabartarta të kandidatëve, analizën e thellë të humbjes dhe aksesin e kandidatëve mbi listën e anëtarëve të PD që votojnë.
Basha nuk ka pranuar asnjë prej kërkesave, dhe ka kundërshtuar ashpër aksesin e kandidatëve mbi listën e votuesve, duke e ruajtur vetëm si privilegj për ish- kryetarin.
Tani ndërkohë ka përjashtuar dhe kandidmin e mundëshëm të Patozit, duke mbajtur në garë vetëm Selamin.
Kjo ka ngjallur reagime tek disa anetare te kryesise, te cilet kane kerkuar zbatim te statutit te PD dhe kane paralajmeruar rrezikun e ndarjes se PD.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



