E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bode zgjedhje e qeverisë në BSH, flet Berisha: Nuk mund të themi që “për inat të sime vjehrre….”
Lajme

Bode zgjedhje e qeverisë në BSH, flet Berisha: Nuk mund të themi që “për inat të sime vjehrre….”

Ish-kryeministri Sali Berisha nga studio e Përballë në RTSH, me gazetarin Lutfi Dervish, ka folur për herë të parë në lidhje me kandidaturën e Ridvan Bodes për në Këshillin Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë.

Berisha tha se Bode ka bërë zgjedhjen e tij dhe nuk e ka diskutuar me të, dhe shikon në këtë zgjedhje një problem nga ana morale.

Sali Berisha ne RTSH

 

Janë një pjesë ish-zyrtarësh të lartë të PD, potenciale të saj që shkojnë në zyra private si Banka e Shqipërisë dhe institucione të tjerë, si Florion Mima, Ridvan Bode, Majlinda Bregu…

Florion Mima është një mendje brilante në Shqipëri dhe është e vështire të gjesh një tjetër si ai. Ridvan Bode ka bërë zgjedhjen e tij është larguar nga politika. Kështu e shikojë unë vendimin e tij.

 

Do ta votojë PD?

Nuk ka marrë pjesë dhe nuk është konsultuar fare. Këtu ka një problem nga ana morale, pasi këto janë kandidatura të qeverisë.

Këtu është paradoksi, që nuk i merr PD, por i shfrytëzon qeveria…

Nuk mund të themi se për inat të sime vjehrre do shkojë të fle më mullixhiun. Nuk mund të themi këtë pasi ia ka marrë një vendim është larguar nga politika. Rama tha se me një SMS ka rënë dakord ,në rregull nuk mund të them gjë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.