E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mogherini, telefon  Thaçin: Hiqeni tarifën ndaj Serbisë
Bota

Mogherini, telefon Thaçin: Hiqeni tarifën ndaj Serbisë

Përfaqësuesja e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme, Federica Mogherini: “Tarifat doganore një masë që nuk ndërton marrëdhënie të mira fqinjësore dhe duhet të hiqet”, shkruan DW.

Përfaqësuesja e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme Fredereika Mogherini të mërkurën pasdite ( ka biseduar në telefon me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për të diskutuar zhvillimet e fundit në kontekstin e normalizimit të marrëdhënieve mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kjo u bë e ditur përmes një kumtese të lëshuar nga zyra për shtyp e Mogherinit.

“Përfaqësuesja e lartë ka nënvizuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të ngritur tarifat e doganës për produktet nga Bosnje e Hercegovina dhe Serbia vetëm sa ka komplikuar situatën dhe nuk ka sjellë zgjidhje të problemeve për popullatën në Kosovë apo për aspiratat e Kosovës për të tashmen dhe të ardhmen”, thuhet në kumtesë.

“Kjo është një masë që nuk ndërton marrëdhënie të mira fqinjësore dhe duhet të hiqet”, ka shtuar ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.