E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erdogan telefonon Trump, e informon për bisedën me Putin
Bota

Erdogan telefonon Trump, e informon për bisedën me Putin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me homologun amerikan Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve presidenciale, përveç çështjeve bilaterale në rendin e ditës, gjatë bisedës telefonike u trajtuan edhe tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës në Detin e Zi.

Erdoğan e ka informuar presidentin amerikan në lidhje me telefonatën që zhvilloi brenda ditës me presidentin e Rusisë Vladimir Putin dhe atë të Ukrainës Petro Poroshenko.

Dy liderët kanë konfirmuar vendosmërinë për të zhvilluar tutje marrëdhëniet Turqi-SHBA në çdo fushë dhe kanë rene dakord të takohen kokë më kokë në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, gjatë samitit të G20-tës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.