E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Biznesmeni i zhdukur, i përfshirë në trafikun e drogës në Vlorë
Lajme

Biznesmeni i zhdukur, i përfshirë në trafikun e drogës në Vlorë

Ne familjen e Përparim Mazes që jeton në një në një shtëpi të papërfunduar në lagjen “15 tetori”, qendër të qytetit të Vlorës nuk jane hapur ende dyert e mortit.

 

I biri, Ariseldi është zhdukur mëngjesin e 3 korrikut 2017. 32 vjeçari ka dalë nga shtëpia për të mos u kthyer më kurrë. Familja ka mësuar se Ariseldi ka dalë për peshkim së bashku me mikun e tij, Adriano Jahaj, i njohur si biznesmen në qytetin e Vlorës.

 

Rrethanat e zhdukjes së Ariseld Mazes dhe Adriano Jahajt janë rasti i vetëm për të cilët Policia e Vlorës e ka referuar në prokurori për dyshime në përfshirjen e trafikut të drogës.

Por megjithë referimin e ngjarjes nga Policia e Vlorës, zyrtarisht Adriano Jahaj nuk ekziston. Me këtë emër biznesmeni njihet vetëm mes miqsh në Vlorë, pasi në dokumente zyrtare dhe pronën e tij, një hotel te lagjja e njohur si “Uji i Ftohtë” në Vlorë, është i regjistruar me emrin Fatosh Jahaj.

“Nga ana e policisë gjyqësore janë ngritur dyshime se shtetasit Adriano Jahaj dhe Ariseld Maze, ditën e ngjarjes janë nisur me mjetin e tyre lundrues në drejtim të shtetit Italian me qëllim trafikimin e një sasie lënde narkotike dhe nuk mund të përcaktohet nëse kanë mbërritur apo jo në brigjet italiane,” shkruhet në dosjen e referuar nga Policia në Prokurorinë e Vlorës, ku kërkohet regjistrimi i procedimit penal ndaj dy personave të zhdukur.

“Shtetasi Adriano Jahaj është person me precedentë të tjerë të mëparshëm në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet rrugëve detare,” shton policia në referimin e saj. Prokuroria e Vlorës ka shpallur moskompetencë lëndore për hetimin e rastit, duke ia kaluar çështjen për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. Dosja është rikthyer sërish në prokurorinë e rrethit të Vlorës, ndërsa familjarët e biznesmenit nuk pranojnë të flasin për Top Channel, pasi jetojnë me shpresën se 53-vjeçari është ende gjallë.

Top Channel

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.