Ndalimi i hyrjes në Shqipëri, çfarë do ndodhë me makinat e përdorura
Prej 2 dhjetorit, në Shqipëri nuk do të lejohet të importohet asnjë autoveturë me moshë më të madhe se 10 vite, e që nuk përmbush së paku normën e motorit “Euro 4”. Kamera e TCH ishte në sheshin e trageteve në Durrës, aty ku hyjnë pjesa më e madhe e automjeteve që importohen në Shqipëri.
Denis Shabani, drejtor i Doganës Durrës tha:
Pas orës 12 të natës së datës 1 dhjetor nuk do të lejohet importimi i autoveturave, të cilat kanë moshë më të madhe se 10 vite. Padyshim, edhe norma e motorit duhet të jetë Euro 4”.
Për mjetet e tjera, si kamionët, autobusët dhe motorët, vjetërsia e lejuar në momentin e importit është 15 vite. Që nga miratimi në qeveri dhe botimi në Fletoren Zyrtare kanë kaluar 30 ditë. Shifrat nuk kanë dalë ende, por paraprakisht, drejtori i Doganës së Durrësit, Denis Shabani thotë se kjo periudhë është shfrytëzuar nga bizneset e tregtimit të mjeteve të përdorura për të rritur importet e autoveturave me moshë më të madhe se 10 vite.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



