Greqi, shqiptari përdhunon adoleshenten pasi u njohen në FB
Një i ri shqiptar akuzohet se ka përdhunuar një vajzë adoleshente në Greqi.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në zonën e Argos Orestikos në Kostur, ndërsa vajza e re dhe 23-vjeçari janë njohur në Facebook pak kohë më parë.
Mbrëmjen e djeshme ata janë takuar dhe pas kësaj shqiptari ka marrë 16-vjeçaren dhe janë nisur drejt një pylli me makinën e tij.
Ai i ka kërkuar marrëdhënie intime por adoleshentja e ka përdhunuar.
Sipas ‘Sentra.gr’, në ato momente shqiptari e përdhunoi.
Mësohet se vajza është në gjendje psikologjike të rëndë dhe autoritetet përkatëse në Argos kanë arrestuar shqiptarin, i cili ndodhet tashmë në komisariat, ku ka mohuar akuzat e vajzës, e cila ndodhet në spitalin e Kastorias.
Mjekët kanë gjetur plagë e dëmtime në trupin e 16 vjeçares dhe pritet që ajo të ekzaminohet më në detaje nga mjekë ekspertë në Kozani për të vërtetuar akuzën e përdhunimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



