Shqiptari kapet me drogën lidhur në trup
Kapet mat nje shqiptar, punonjes ne linjen e tragetit Durrës -Bari. Ai u arrestua ne Itali, teksa kishte fshehur ne trup gjysmë kg marijuanë. Mediat italiane shkruajne se 25 vjecari shqiptar u kap ne kohen qe tentonte të kalonte pa u kontrolluar në doganën e portit.
Policia i beri kontrol dhe i zbuloi ne trup te lidhur me nje fashe elastike sasine e droges, qe ia maskonte edhe xhupi qe mbante veshur.
Fakti qe do te kthehej serish ne mbremje me rrugen e kthimit te tragetit e ben policine te mendoje se ai do ta dorezonte diku, per tregun e brendshem.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



