E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edhe Shkoza ne protestë, banori: Unë do  ta  mbrojë me gjak pjesën time
Lajme

Edhe Shkoza ne protestë, banori: Unë do ta mbrojë me gjak pjesën time

Pas Unazës së re, Shkoza e është pjesa tjetër ku shumë shtëpi preken nga ndërtim i Unazës së Madhe.  Banorët e Shkozës sot kanë dalë në protestë duke mos lenë punonjësit e IKMT për të prishur banesat e tyre.

 

Një prej banorëve, Petrit Duke, për News 24 ka treguar se ata janë njoftuar vetëm që banesat nuk legalizohen, por nuk u ka ardhur asnjë letër që tu tregojë se ato do prishen.

 

“Jemi 20 veta në shtëpi, tre kurora. Një vëlla më ka vdekur dhe janë tre jetime në shtëpi. Më ka ardhur zarfi para 25 ditësh, vetëm thuhet që jemi përjashtuar nga legalizimi. Duhet të vijë legalizimi dhe të sjell zarfin zyrtar, që shtëpia ime do prishet që ne të jemi me dokumente të shkojmë në gjykatë të ankohemi, të kemi dhe në të drejtë ankimi.  Ku projekt është bërë qëllimisht që të prishen shtëpitë, Lana ka qenë shumë larg prej këtej dhe ata e kanë devijuar projektin. I them kryeministri që të vej dorën ne zemër, se ai ka kalamaj vet. Unë do ta mbrojë pjesën time me gjak”, tha Duke për mikrofonin e News 24.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.