Bojkotohet mësimit, studentët protestë masive kundër tarifave të larta
Studentët e Arkitekturës dhe Urbanistikës në Tiranë kanë bojkotuar masivisht mësimin në shenjë proteste duke bllokuar dyert e fakultetit kundër tarifimit me 667 lekë për çdo kredit provimi të mbartur dhe po ashtu për tarifën e lartë vjetore që duhet të paguhet brenda datës 15 dhjetor.
Studentët u shprehën dje pse provime të mbartura ka edhe studenti më i mirë që mund ta lërë për përmirësim dhe tarifimi me 667 lekë të reja për çdo kredit është një barrë që xhepat e tyre nuk mund ta përballojnë.
Po ashtu, edhe afati i vendosur pa lajmërim për datën 15 dhjetor si data e fundit që duhet të paguajnë tarifën, studentët e quajnë lak në fyt, pasi gjithmonë tarifat janë paguar gjatë muajit janar deri në fund të tij.
Bashkë me studentët e Arkitekturës dhe Urbanistikës kanë bojkotuar edhe ata të Inxhinierisë së Ndërtimit, e po ashtu u janë bashkuar në protestë edhe studentë nga Shkencat e natyrës dhe Shkencat Sociale.
Komenti i videos së mëposhtme shpërdarë nga një studente:
Po afron dita e studentëve! Tirana që dua proteston kundër tarifave të rënda për studentët e universiteteve publike! Kundër thellimit të varfërisë për më të varfrit që duan të shkollohen!
Protesta gjithat ka gjetur mbështetjen edhe të lëvizjes “Për Universitetin”, e cila përkrah kërkesat e tyre dhe i quan të drejta.
Studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës kanë mbledhur më shumë se 1200 nënshkrime në peticionin dorëzuar Dekanit të fakultetit, ku kërkojnë:
- Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura;
- Shtyrjen e afatit të pagesës së tarifës vjetore;
- Pagesën me këste të tarifës.
Ata shprehen se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre deri në realizim të tyre dhe nëse nuk marrin një përgjigje pozitive do ta përshkallëzojnë rezistencën e tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



