E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ramën e nxjerr blof kryetari i FRESSH, shikoni me çfarë “studentësh” foli kryeministri LIVE
Lajme

Ramën e nxjerr blof kryetari i FRESSH, shikoni me çfarë “studentësh” foli kryeministri LIVE

Përveçse fyrjeve të shumta në drejtim të kujtdo, krahasimit të studentëve me çadrën e opozitës vitin e shkuar apo goditjeve të tepërta të tavolinës për shkak të nervozizmit, këtë të hënë në komunikimin e tij në formatin e monologut, kryeministri pati dhe një moment “bashkëveprimi” në ERTV-në e tij, duke lexuar dhe kthyer përgjigje për disa nga komentet që studentët i kishin sjellë.

Por ashtu siç edhe dihet, nuk janë të pakta komentet që shkruhen nga djem të rinj që bëjnë pjesë në forumin rinor të PS-së. Mënyra sesi funksionon propaganda qeveritare ka dalë hapur këtë mesditë dhe kryeministrin e ka lënë në baltë vetë kryetari i FRESSH-it Eljo Hysko, për të cilin vetë Rama nuk dha konsiderata të larta, duke e cilësuar forumin si të “mbaruar”.

“Lolita” ka publikuar një mesazh të kryetarit të FRESSH, i cili i dikton “studentëve” se çfarë të shkruajnë si formë komenti në paraqitjen live të kryeministrit ditën e sotme, në rrjetin social facebook.

Për më tepër shikoni fotot, të cilat nuk kanë nevojë për komente

Komenti qe dikton 26 vjecari qe drejton forumin e PS
Dy komente rresht, te njejtat… qe vijne ne ERTV e Rames si komente te “studenteve”
Image may contain: text
Image may contain: 1 person, text
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.