E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO-FOTO/ Protestë në 9 qytete, bllokohen akset kombëtare, banorët djegin goma në Shkodër
Lajme

VIDEO-FOTO/ Protestë në 9 qytete, bllokohen akset kombëtare, banorët djegin goma në Shkodër

Kaos

Protesta-vloreUPDATE-Banorët e qytetit të Fierit, Durrësit, Vlorës dhe Elbasanit kanë dalë sot në protesta.

Ndërkohë në Shkodër raportohet se banorët kanë bllokuar rrugët dhe kanë djegur gomat e makinave në shenjë proteste. Korrespondenti i “Panorama” shprehet se është krijuar kaos si pasojë e trafikut.

Sipas raportimeve në terren nga korrespondentet mësohet se banorët të drejtuar nga Partia Demokratike kanë bllokuar akset rrugore.

Protesta-Gomat

Banorët e veshur me jelekë të gjelbër kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste.

“Qytetarët e Fierit kërkojnë uljen e tyre, pasi kushtet ekonomike të familjeve të tyre po vështirësohet çdo ditë e më shumë. Taksat e larta rrezikojnë mbylljen e biznesit të vogël në Fier, burimi kryesor ekonomik dhe punësimi për shumë prej familjeve protestuese”, bënë të ditur korrespondenti i “Panorama”.

Protesta ne Durres

Protesta ne Durres

Edhe në Durrës sipas korrespondentit të “Panorama”, banorët kanë dalë në rrugë dhe kërkojnë ulje të taksave.

Ndërkohë që raportohet se prej orës 16:00, protestuesit kanë bllokuar Rrugën Nacionale Durrës-Tiranë

Bllokimet

Edhe në Vlorë qytetarët kanë bllokuar hyrjen e autostradës Vlorë-Fier.

Bllokimi i akseve rrugore ka ndodhur dhe në Bradashesh. Sipas korrespondentit të Panorama, qytetarët kanë bërë thirrje për ulje të çmimit të naftës dhe energjisë elektrike.

Mësohet se në Elbasan janë bashkuar edhe studentët që protestuan paradite në Tiranë.

Vlorë=protesa

Vijon

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.