Drejtuesi i Interit: Besoj te loja e ndershme e Barcelonës
Interi do të luajë ndaj PSV-së sot në mbrëmje në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampioneve.
Edhe pse kualifikimi i zikaltërve mbetet në dorë të Barcelonës, Beppe Marotta i cili pritet të marrë detyrën si drejtor sportiv i ka dhënë zemër Interit sot.
Ai deklaroi se ka besim te Barcelona, dhe se ajo do te japë maksimumin në fushë ndaj Tottenhamit.
“Personalisht, mbështes të gjitha skuadrat italiane. Uroj t’i shoh në raundin me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve. A besoj te loja e ndershme e Barcelonës? Absolutisht po”, tha Marotta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



